Skuadra kosovare shkruan historinë në futsall

Prishtinë | 21 Gus 2016 | 13:45 | Nga

Feniksi e mbylli me nëntë pikë fazën e grupeve duke lënë mbrapa Oxfordin, Tel-Avivin dhe Encampin dhe duke hyrë në mesin e 32 skuadrave më të mira të Evropës.

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Feniks e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Feniksi ka arritur të mposht Tel-Avivin me rezultat të thellë 6:0.

Golat në këtë takim për skuadrën nga Kosova i shënuan, Marcelo, Rodek me tre gola, Belej dhe Agon Ramadani.

Kështu, skuadra kosovare e mbyll me nëntë pikë fazën e grupeve duke lënë mbrapa Oxfordin, Tel-Avivin dhe Encampin dhe duke hyrë në mesin e 32 skuadrave më të mira të Evropës.

Derisa ekipet e futbollit nuk u lejuan të marrin pjesë në garat evropiane për shkak të infrastrukturës, Feniksi po e shfrytëzon në maksimumin pjesëmarrjen, madje duke korrur shumë suksese.

Hajvalia në konkurrencën e femrave në futboll gjithashtu do të marrë pjesë në garat evropiane.

feniks1

feniks2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme