Kampioni i Kosovës, Bashkimi, ka pësuar humbje në dy ndeshjet e para të edicionit në Superligën e basketbollit.
Pas humbjes nga Ylli në nismë të sezonit, skuadra nga Prizreni u mposht edhe nga Rahoveci vikendin që shkoi dhe kështu humbi edhe më shumë shkëlqimin që i jep kurora e kampionit.
Me këtë nismë, Bashkimi rrezikon të humbë primatin në basketbollin kosovar, për më tepër edhe në qytetin prej nga vjen – Prizreni.
Një tjetër skuadër nga qyteti, Ponte Prizreni, po shkëlqen në Superligë.