Edhe një këngë e re i është bashkuar numrit të madh të tyre që kanë ardhur para adhuruesve të muzikës.
Vedat Muriqi mbetet një prej lojtarëve më të kërkuar në ligën elitare të shtetit turk.
Sulmuesi i Kosovës është në radarin e Fenerbahçes, por edhe të skuadrës elitare franceze, Toulouset.
Megjithatë, gjatë ditës së sotme mediat turke raportojnë se klubi i Rizesporit ka marrë një ofertë të majme për 25-vjeçarin.
Real Betis thuhet se t’i ketë bërë ofertë skuadrës turke që kap vlerën e 4.5 milionë euro, e cila gjë mund të bëjë që lojtari të luhatet nga dëshira për të luajtur me Fenerin.