Skuadrat kosovare të hendbollit mësojnë kundërshtarët e tyre në garat evropiane

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 14:18 | Nga

Skuadrat kosovare të hendbollit kanë mësuar kundërshtarët e tyre në garat evropiane, pas shortit të hedhur sot në Vjenë.

Kastrioti i Ferizajt në konkurrencën e meshkujve, është kualifikuar në rrethin e tretë të Challenge Cup, ku do të ndeshjet me sllovakët e HKM Sala, shkruan ‘GazetaOlle.com’.

Takimi i parë luhet në Ferizaj, ndërsa i kthimit në Sllovaki.

Shqiponjat e Gjakovës në konkurrencën e femrave, takohen me Maccabi Arazim të Izraelit, në Challenge Cup. Takimi i parë luhet në Izrael.

Kampionet e Kosovës për femra, Prishtina do të ndeshen me zviceranet e Spono Eagles, në kuadër të EHF Cup. Takimi i parë luhet në Zvicër.

Kampioni i Kosovës për meshkujt, Besa Famiglia, do të takohet në EHF Cup me Dukla Praha të Republikës së Çekisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme