Lëvizja Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim ka mbajtur një aksion simbolik pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ata kanë vlerësuar me notë të dobët punën e MAShT-it në këto vitet e fundit.
Alban Muhadri përfaqësues i organizatës “Studim, Kritikë, Veprim” tha se duhet të përmirësohen rezultatet dhe jo të fshihën.
“Qysh e kemi mësu prej historisë është se shqiptarët zakonisht kanë mësuar nëpër shtëpi private dhe në ilegalitet deri para hapjes së kësaj shkolle. Së voni në vitet e 90-ta kjo gjendje është kthyer ku shqiptarët filluan përsëri të mësojnë në kushte të ilegalitetit, pra në shtëpi private. Përkundër shtypjes kolonialiste që kanë tentuar ta zhdukin gjuhën tonë nga sistemi, kjo gjuhë kaq e pastër dhe e lashtë i ka rezistuar kohës dhe cdo regjimi tjetër dhe ka triumfuar duke u rritur edhe më shumë”.
“Zgjidhja nuk është që këto rezultate të fshihën, zgjidhja është që këto rezultate të pranohen dhe të bëhet e pa mundura për përmirësimin e tyre. Kjo nuk do të ndodhë deri sa zyra për komunikim me media e ministrisë bënë dhjetra gabime drejtshkrimore në një tekst rreth katër paragraph të gjatë. Sot përmes këtij aktiviteti I kemi korrigju gabimet e ministrisë përmes një baneri ku e kemi paraqit hartimin që shumë prej neve e kemi bë në shkollat tona fillore. SKV siç ka vepruar në të kaluarën dhe sic po vepron edhe sot, sic do të veprojë edhe në të ardhmën do të veprojë edhe më fuqishëm ndaj cilitdo institucion të korruptuar apo përson, qoftë ministër, rektor apo çdo kë ë dëmton integritetin e studentit”, tha ai.
Sipas tyre përjashtimi i Kosovës nga Regjistri Evropian për sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë ishte për shkak të njerëzve jo të përgjegjshën në punën e tyre dhe për shkak të inateve të politikanëve për ta zgjidhur këtë çështje.
Ata përmes një hartimi simbolik i kanë paraqitur disa nga gabimet në drejtëshkrim të një komunikate të lëshuar nga MAShT-i dhe si të tillë ky grup i studentëve e kanë vlerësuar me notë të dobët shkrimin nga ky institucion.