Lëvizja Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim ka organizuar diskutimin me temën “Angazhimi shoqëror e politik i grave”.
Hatixhe Latifi-Popovci ligjëruese në Fakultetin e Mjekësisë tha se pozita e gruas në Kosovë nuk është e kënaqshme.
“Nëse e konsiderojmë dijë si fuqi, atëherë grat duhet të jenë më të punësuara mirëpo në Kosovë kjo nuk ndodhë. Ne kemi një pabarazi në punësim në Kosovë. Në një hulumtim që është bërë me 1700 nxenës të klasava të teta dalin disa të dhëna shumë interesante. Kur janë pyetur të rinjët se a kanë më shumë përparësi meshkujt a femrat të punësohen, kanë thënë që meshkujt dhe kjo është një e keqe që po vazhdon të ndodhë”, tha Popovci.
“Kjo na flet për një mentalitet që e kemi në Kosovë, ne kemi arrit të ia mbjellim vajzave një pa barazi të tillë. Tradicionaliteti e sheh gruan si një gatuese të mirë, një edukatore e mirë mirëpo fatmirësisht kjo po ndryshon”, tha ajo.
Kjo tryezë është mbajtur për nder të ditës së gruas.