S’largohen nga sheshi “Skënderbeu” pankartat me fotografinë e Agon Musliut

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 09:26 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet edhe gjatë të enjtes pankarta me fotografinë e të riut Agon Musliu nga Gjilani, i cili vdiq në Qendrën e Studentëve, pas kthimit nga Gjermani, raporton Ekonomia Online.

Përmes tyre disa studente të mërkurën kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për të kërkuar drejtësi për vdekjen e Musliut.

“Unë vetëm desha të kthehem në shtëpi”, e “Pse më mbyllët” ishin disa prej shkrimeve që u panë në këto pankarta.

Agon Musliu vdiq rreth një muaj më parë në Qendrën Studentore, ku po qëndronte në karantinë. Hetimet për rastin janë duke vazhduar, raporton EO.

Të ngjashme