Sllovakia përgëzon Kurtin e Vuçiqin për guximin dhe përgjegjësinë politike në Ohër

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Rastislav Kaçer, ka përgëzuar për guximin dhe përgjegjësinë politike, kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për arritjen e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kaçar, e ka cilësuar hap të rëndësishëm Marrëveshjen e dakorduar drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe forcimit të stabilitetit rajonal.

Ai ka treguar se Sllovakia është e gatshme të japë mbështetje.

“Përgëzoj guximin dhe përgjegjësinë politike të liderëve të Serbisë dhe Kosovës. Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe forcimit të stabilitetit rajonal. Thelbësore për të ofruar elementë të rënë dakord për të zhbllokuar potencialin e plotë për të gjitha palët. Sllovakia është gati të japë mbështetjen e saj”, ka shkruar Kaçer në Twitter.

Dje, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësuesit e BE-së, kanë arritur të pajtohet që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që është e mundur. Megjithatë, kjo Marrëveshje nuk është nënshkruar zyrtarisht.

Të ngjashme