Sllovakia vret 350 arinj, pas sulmit vdekjeprurës ndaj një 59-vjeçari

Prishtinë | 04 Pri 2025 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan për të vrarë 350 arinj, pas një sulmi vdekjeprurës ndaj një burri 59-vjeçar në qendër të vendit. Ministri i Mjedisit, Tomas Taraba, deklaroi se sulmet e arinjve ndaj njerëzve janë shtuar ndjeshëm, me 1,900 incidente vetëm vitin e kaluar. Popullsia e arinjve të kafenjtë në Sllovaki llogaritet mbi 1,000.

“Kjo nuk është jetë normale. Njerëzit nuk mund të kenë frikë të shkojnë në pyll,” u shpreh Kryeministri Robert Fico. Në 55 nga 72 qarqet e vendit është shpallur gjendje emergjence, duke i dhënë Ministrisë së Mjedisit të drejtën të lëshojë direkt leje për gjuetinë, shkruan A2 CNN.

Organizatat mjedisore e kritikuan vendimin, duke e quajtur shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Sllovakisë dhe duke kërkuar masa parandaluese në vend të vrasjeve. Deri tani, për vitin 2024 ishin lejuar të vriteshin vetëm 144 arinj.

Të ngjashme