Ambasadori i ri i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, z. Bertoncelj sot vizitoi Odën Ekonomike të Kosovës ku u prit nga kryetari z. Safet Gërxhaliu. Takimi ishte mjaft konstruktiv ku u bisedua për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve mike dhe raportet e mira politike të jenë platform e avancimit të bashkëpunimit ekonomik jo vetëm në formë të tregtisë klasike por të gjinden forma më të avancuara për bashkëpunim biznesor dhe ekonomik ku bashkarishtë do të jemi aktiv edhe në tregje të tjera e jo vetëm në formën bilaterale.
Sllovenia është një partner strategjik për Kosovën dhe orientimi ynë është të bashkëpunojmë për të arritur objektivat e integrimit evropian, edukimit modern, ekonomi të zhvilluar e orientuar në ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe digjitalizim, ambientalizëm dhe energji të ripërtritshme si dhe në përvojën e Sllovenisë në arritjen e këtyre objektivave, theksoi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Gërxhaliu.
Ambasadori Slloven z. Bertoncelj shprehu edhe një herë gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin drejtë familjes evropiane por në veçanti mbështetje për avancimin e bashkëpunimit ekonomik.
Kosova dhe Sllovenia e kanë një të kaluar të përbashkët, të sotmen dhe bashkarisht duhet ta ndertojmë ardhmerinë në familien evropiane e cila duhet të mbështetet në sundim të rendit dhe ligjit dhe në ekspertizë edukative dhe shkencore.
Do të mbështesim fuqishëm krijimin e komunitetit të përbashkët ndër-institucional në mes Qeverisë së Kosovës dhe Sllovenisë me qëllim të këmbimit të informacioneve, misione ekonomike të përbashkëta, pjesëmarrje në projekte të përbashkëta në veçanti qasje në fondet IPA dhe fusha tjera që janë të rëndësishme dhe në interes të të dyja shteteve mike