Sllupçan, përkujtohet lufta e vitit 2001

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 19:57 | Nga

Në Sllupçan të Kumanovës, u shënua 2 maji. Kjo është dita kur brigada 113 e “Ismet Jasharit” në vitin 2001, shpalli Karadakun zonë të lirë, duke shënuar fillimin e luftës së UÇK-së.

Organizatori i këtij manifestimi kishte lënë karrige të zbrazëta para skenës, ndërsa secila kishte nga një lule, simbolikë kjo për mungesën e dëshmorëve. Duke risjellur kujtimet e vitit 2001, kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu, tha se këtu gërshetohet dhembja dhe gëzimi.

Nënkryetari i BDI-së Sadulla Duraku, tha se Lufta e 2001-it ishte përkrahur nga ndërkombëtarët dhe luftuam për të drejtat e shqiptarëve.

Në këtë manifestim përkujtimor, morën pjesë familjarët e dëshmorëve, veteranë dhe figura politike.

2 Maji është dita e fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljes së zonës së lirë në Karadak nga brigada 113 në vitin 2001, e njohur si Brigada e “Ismet Jasharit” apo Komandant Kumanova.

Të ngjashme