Smaijl Latifi takohet me gratë, diskuton për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri

Prishtinë | 30 Jan 2025 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Smaijl Latifi, zhvilloi një takim me gra ku diskutuan për sfidat dhe mundësitë për fuqizimin e rolit të grave në shoqëri.

Latifi theksoi se gratë janë shtylla e familjes dhe komunitetit, dhe mbështetja e tyre është e domosdoshme për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.

Ai u angazhua për politika që mbështesin gratë, duke fuqizuar rolin e tyre në ekonomi, arsim dhe vendimmarrje. “Bashkë, për Kosovën Fituese!” – u shpreh Latifi.

Të ngjashme