Smajl Latifi për projektet kryesore: Sheshi qendror në Rahovec, palestra, parkingu…

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Rahovecit dhe kandidati i AAK-së edhe për një mandat në këtë post në zgjedhjet e 12 tetorit, Smajl Latifi, deklaroi se sheshi i qytetit do të jetë i gatshëm në verën e vitit 2026.

Latifi tha se ky projekt do të bëjë një transformim të madh në Rahovec.

“Pjesa e sheshit qëndror që po vazhdon së ndërtuari, jemi duke shkuar drejt përfundimit. Në verën e vitit 2026 do ta kemi të përmbyllur. Realizimi i një projekti kolosal. Projekt që do t’ia ndryshoj fytyrën qytetit të Rahovecit dhe një projekt unik në Kosovë”, tha Latifi në T7.

“Sheshi, parkingje, tregun e gjelbër e objekte me lokale afariste”, tha Latifi se posedon ky shesh.

Ai shtoi se “Palestra sportive është ndërtuar pas 10 vitesh zvarritje…Palestra më e bukur në Republikën e Kosovës”, vlerësoi Latifi.

Të ngjashme