Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit në zgjedhjete e 12 tetorit, Smajl Latifi, mbajti tubim në Krushë.
Postimi i plotë:
Krusha e sakrificës, dhimbjes dhe e krenarisë sonë kombëtare, na priti sonte për të shpalosur programin tonë qeverisës dhe për të prezantuar dy kandidatët tanë për Kuvendin e Komunës, Elda Hoti e Berat Duraku.
Sonte edhe Krusha e Madhe na e konfirmoi se e përqafon konceptin tonë. Ne i mbajmë fjalët dhe i kryejmë punët tona, andaj do t’i dalim zot Krushës dhe kërkesave të krushjanëve, siç u kemi dalë gjithmonë.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë!

