Kryetari i Komunës së Rahovecit dhe kandidati për mandatin e ardhshëm, Smajl Latifi ka vizituar dy blegtorë.
Në një postim në Facebook, Latifi tha se Lulzim Shabandula e Selim Oruçi, ndjehen të kënaqur që përfitojnë nga subvencionimi i Komunës dhe shtoi se mbështetja e tij konkrete do të rritet e zgjerohet.
“Me 16 lopë e 12 viça në fermën e tij, Lulzimi na tregoi se arrin të prodhojë 200 litra qumësht për 24 orë, ndërkaq në fermën e Selimit gjetëm 12 lopë e 13 viça, me një kapacitet të prodhimit të qumështit prej 150 litra për 24 orë. Dy blegtorëve që vizitova sot, u premtova që mbështetja jonë konkrete do të rritet e zgjerohet, për të krijuar kushte edhe më të mira për veprimtarinë e tyre bujqësore”, ka shkruar Latifi.