Smaka: Nuk ka asnjë bazë juridike që Haradinaj të ekstradohet në Serbi

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 19:59 | Nga

Profesori i së drejtës kushtetuese, Riza Smaka, ka thënë se nuk ka asnjë bazë juridike që lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi.

Ai thotë se Haradinaj do të shpallet i pafajshëm nga Gjykata në Colmar të Francës.

Smaka në Tribuna Channel, ka thënë se Haradinaj mund të kërkojë dëmshpërblim për këta muaj që është mbajtur në paraburgim.

Ai ka folur edhe për Demarkacionin, të cilën marrëveshje e sheh shumë të dëmshme për vendin nëse miratohet në Kuvendin e Kosovës.

E, sa i përket ndonjë koalicioni pas zgjedhor mes AAK-së dhe ndonjë partie në pushtet, Smaka thotë se partia e tij ende nuk ka ndonjë qëndrim politik rreth kësaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme