Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Riza Smaka, ka treguar se si mund të formohet Qeveria në bazë të Kushtetutës së Kosovës.
Sipas tij, Kushtetua nuk e lejon që të formojë Qeverinë, partia e dytë më e votuar, por vetëm e para.
“Nëse kandidati nga PAN nuk do të arrinte që të merrte votat për formimin e Qeverisë, atëherë presidenti i vendit Hashim Thaçi do të duhej të angazhonte një person tjetër nga PAN-i, në konformitet me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Smaka në emisionin “Fakt Plus”.
Ai shtoi se nëse as në këtë rast nuk mund të gjendet zgjidhje, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të duhet të shpallte zgjedhje të tjera.
Smaka shtoi se numri i votuesve nuk është i kënaqshëm gjë që sipas tij, bën që këto zgjedhje të mos jenë shumë të vërteta, pasi që as 50 përqind i qytetarëve nuk kanë votuar.