Smakiqi: Pronat e Radoiçiçit janë sekuestruar përkohësisht – veturat s’mund të përdoren nga Policia e Kosovës

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Xhevdet Smakiqi nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), nëpërmjet një postimi në “Facebook” të enjten, shpjegoi se pasuria multimilionëshe e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për oganizimin dhe kryerjen e sulmit terrorist në shtator të vitit të kaluar në veri të Kosovës, nuk është konfiskuar, por është sekuestruar përkohësisht.

Policia e Kosovës të enjten sekuestroi vilën, restorantin dhe një banesë në pronësi të Radoiçiçit, përgjegjës për sulmin e armatosur në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në veri të Kosovës, derisa një ditë më parë nisi zbatimi i urdhrit ndalues me masë të përkohshme për pasurinë e paluajtshme për rastin Banja që ndodhi më 24 shtator.

“Konfiskimi është faza tjetër pasiqë të përfundojë gjykimi dhe procedura penale – pas vërtetimit të fajësisë së të dyshuarit, atëherë urdhërohet agjencia për sekuestrimin e përkohshëm dhe konfiskimin e pasurisë që kjo pasuri t’i kalojë shtetit të Kosovës, të shiten apo tjetërsohen në llogari të buxhetit të Republikes së Kosoves”, shkroi Smakiqi në një postim të fundit.

Të ngjashme