Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite ishte shqyrtimi i raporteve të auditimit për Ministrinë e Shëndetësisë; për projektin “Shëndetësia Kosovare” dhe “Listën esenciale të barnave”, por në mbledhje nuk erdhi Ministri Uran Ismaili.
Kryetari i Komisionit, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e quajti ministrin Ismaili të papërgjegjshëm deri sa edhe bëri me dije se kjo është hera e tretë që ai ftohet të marrë pjesë në këtë komision.
“Është hera e tretë që ky ministër nuk vjen është hera e tretë që ai nuk vjen Dhe ky njeri është shumë i pa përgjegjshëm.”