Ndryshe nga lëngjet, smoothie jeshil janë ushqime të plota, të pasura me fibra.
Janë më të shijshme seç duken, pasi në shije dominojnë frutat, ndërsa jeshilliqet balancojnë ëmbëlsinë e saj.
Vitaminat dhe mineralet asimilohen më mirë nga trupi duke reduktuar tundimin për ëmbëlsira, fast food dhe duke ndihmuar dobësimin.
Pastrojnë trupin, duke eliminuar toksinat dhe ujërat e tepërta.
Smoothie me mollë dhe selino
Përbërësit:
1 filxhan ujë
1 tufë Sallatë jeshile e prerë hollë
3 bishta selino
Gjysmë tufë spinaq
1 dardhë
1 mollë jeshile
1 lime të shtrydhur
Përgatitja: në fillim hidhni në blender sallatën jeshile dhe grijeni derisa të bëhet e butë. Pastaj shtoni spinaqin, selino, mollën dhe dardhën. Dhe në fund hidhni lëngun e lime. Grijini mirë derisa të përfitoni një pije të njëtrajtshme. Mund ti shtoni majdanoz ose koriandër për më shumë shije, shkruan Shëndetësia, njofton Klan Kosova.