Snapchat dëshiron të bëhet e ardhmja e TV-së

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Snapi ka rritur interesimin në masë të madhe e edhe ambiciet për t’u bërë e ardhmja e televizioneve, duke bashkëpunuar me 18 mediume në Britani për të bërë emisione ekskluzivisht për përdoruesit e Snapchatit në Britaninë e Madhe.

Mediat e organizatat të mëdha, duke përfshirë Channel 4, Vice e Sky News janë disa prej partnerëve të cilët do të bëjnë seriale të shkurtra në Snapchat, transmeton koha.net.

Ideja e kësaj është që të bëjnë seriale të shkurta sikurse është formati i aplikacionit të Snapchatit, të gjata nga 3 deri në 7 minuta.

Përdoruesit e Snapchatit do të mund t’i shikojnë ato në fushën e re, “discover”.

Sipas kompanisë së Snapchatit, 21 shfaqje tashmë mund të shikohen në “discover” nga kreatorët e SHBA-së, të cilët argëtojnë 10 milionë përdorues mujor globalisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme