Një grua që dyshohet se punonte si kërcimtare akuzoi reperin dhe bashkëpunëtorin e tij “Don Magic” për sulm seksual ndaj saj në vitin 2013.
Ajo ka ngritur padi ndaj tyre, duke thënë se është sulmuar dy herë nga ta, pas koncertit të Snoop në Heat Ultra Lounge në Anaheim, Kaliforni.
Sipas saj e gjitha ka ndodhur kur e kishte pranuar ofertën e “Don Magic” për ta dërguar me veturë në shtëpi, ku sipas saj, pa dëshirë e ka lidhur në rezidencën e tij dhe e ka detyruar për seks oral.
Ajo ishte shprehur se mbeti e tmerruar dhe ishte shumë në panik, shkruan Pagesix.
E në lidhje me këtë, ka reaguar edhe reper, Snoop Dogg përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, duke e quajtur gruan “Gold Digger”.
Ndryshe, Snoop ishte paditur më parë për sulm seksual edhe nga grimierja Kylie Bell, por ajo hoqi dorë nga padia e vitit 2005 pasi reperi “Drop It Like It’s Hot” e kundërshtoi atë për zhvatje.
Ajo hoqi dorë nga rasti, duke thënë se çështja ishte zgjidhur në mënyrë miqësore.