Vodhi para dhe sulmoi seksualisht, një muaj paraburgim për gjakovarin

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit B. G. Për dy vepra penale “grabitje” dhe “sulm seksual”.

“Më 23 mars 2020 rreth orës 19:20 minuta, në Gjakovë, tek “Ria Mony Transfer”, i pandehuri i maskuar me një maskë medicinale, me kapelë në kokë dhe pistoletë në dorë e urdhëron punëtoren …., që të gjitha të hollat që ndodheshin aty t’i vendos në një qese najloni. Më pas i pandehuri nën kërcënimin e armës e detyron të dëmtuarën të futet në zyrën tjetër e cila përdoret për staf dhe e urdhëron të zhvishet, e dëmtuara me forcë e shtyn të pandehurin duke e lutur të mos i afrohet, e ku i pandehuri i merr të hollat dhe largohet”.

I pandehuri, ashkali, shtetas i Kosovës, do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, i cili do të llogaritet nga data 25 mars 2020 dhe do të zgjasë deri më 24 prill 2020.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Të ngjashme