Duke e parë që fenomeni i vetëvrasjes është bërë shqetësueses në vend, sociologia Ademi, thotë se kjo është një alarm për të gjitha institucionet e vendin, familjet, shoqërinë e shkollën.
“Vetëvrasja është bërë një nga fenomenet me shqetësues qe e ka kapluar shoqërinë tone. Rritja e numrit te vetëvrasjeve nga viti në vit është alarm për gjithë institucionet duke u nisur nga institucioni i parë i individit, agjenci i parë i socializmit e që është familja, pastaj shkolla, shoqëria, shteti e me radhë”, tha ajo tutje për Front Online.
Por si të ndalohet fenomeni i vetëvrasjeve në Kosovë.
Sociologia Makfire Ademi, tregon disa zgjidhje që duhet t’i bëjë shteti dhe familja.
“Për parandalimin e fenomenit të vetëvrasjes fillimisht do duhej të ngritët vetëdija kolektive duke filluar nga familja e deri te shteti. Institucionet relevante do duhet të ofronin zgjidhje për të rinjtë po edhe për gjithë shoqërinë në këtë vit të parë të kalimit nga gjendja pandemike. Zgjidhje nga institucionet aludojmë në; seanca të rregullta psikologjike në qendrat e mjekësisë familjare, prezenca e psikologut në shkolla dhe institucione tjera, ofrimi i asistencave sociale për gjithë ata që kanë humbur vendin e tyre të punës deri në punësimin e tyre të radhës”, theksoi ajo