Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adnan Sogojeva vlerëson se programi i tij është më i miri që i ofrohet Kosovës. Sogojeva thotë se është momenti për ndryshim dhe se Kosovës i duhet një Qeveri që ka projekte zhvillimore.
“Besoj plotësisht edhe në programin aktual të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza edhe në listën e kandidatëve që e ka PDK-ja dhe besoj që është edhe programi edhe lista më e mirë që i ofrohet qytetarëve të Kosovës. Kam besuar në këto dhe sot jam në listë. Është momenti dhe një nga arsyet që unë sot jam në garë, është edhe kjo. Mendoj që ne si shtet kemi nevojë ta kemi një Qeveri normale, një Qeveri që ka projekte zhvillimore, një Qeveri që e sheh Kosovën më ndryshe, që mendon ta zhvillojë”, u shpreh Sogojeva në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.