Autoritetet e drejtësisë, respektivisht prokurorja e rastit, ka marrë në pyetje drejtorin e burgjeve të Kosovës, Sokol Zogajn, i cili gjendet në klinikën e neurokirurgjisë në QKUK.
Zyrtari i lartë i burgjeve është sulmuar sot nga persona ende të panjohur në banesën e tij në Prishtinë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 07:00 Zogaj është sulmuar me mjete të forta, shufra ndërsa është dërguar për tretman mjekësor në spital
Kurse në QKUK thonë se në 48 orët e ardhshme ai do të trajtohet në klinikën neurokirurgjie pasi plagët janë shkaktuar me një mjet të topitur.