Presioni ndaj trajnerit të Manchester Unitedit po rritet pas humbjes turpëruese 5:0 ndaj Liverpoolit në “Old Trafford”.
Disa nga lojtarët e Manchester Unitedit po e humbin besimin me menaxhmentin e klubit dhe stafit e trajnerëve, teksa rezultatet e dobëta po vazhdojnë, raporton Goal.
Humbja e thellë prej 5:0 e ka rritur edhe më shumë presionin ndaj Ole Gunnar Solskjaer me Manchester Unitedin që tani gjendet në pozitën e shtatë në Premierligë, tetë pike prapa liderit dhe me vetëm një pike të fituar nga katër ndeshjet e fundit në ligë.
Goal raporton se ndërsa Solskjaer mbetet i pëlqyer shumë nga skuadra, një numër prej tyre janë të shqetësuar se menaxheri dhe stafi i tij stërvitor nuk kanë atë që duhet për t’i nxjerrë ata nga kjo rënie aktuale dhe për t’i ngritur në tabelë.
Solskjaer tha të dielën se disfata ishte një nga “ditët e tij më të errëta”, por u zotua të shikojë përpara dhe të vazhdojë ndërsa përgatiten për t’u përballur me Tottenham të shtunën.
Ai është në kërkim të një reagimi nga lojtarët e tij teksa udhëtojnë në White Hart Lane përpara një përballjeje në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës dhe një ndeshje të vështirë kundër Manchester Cityt para pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.