Projekti i ri i Manchester United me Ole Gunnar Solskjaer në krye të skuadrës do të fillojë të marrë formë që në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra angleze i ka vënë në dispozicion të trajnerit të sapo emëruar, Ole Gunnar Solskjaer, 50 milionë euro për t’i shpenzuar në tregun e transferimeve.
‘Mirror’ shkruan se Manchester United do të tentojë të transferojë një mbrojtës qendror dhe një mesfushor’.
Zëvendëspresidenti ekzekutiv, Ed Woodward, e ka kuptuar se ka mangësi në skuadër, dhe do t’i ofrojë fonde trajnerit të ri për të sjellë dy përforcime.
Toby Alderweireld i Tottenham Hotspur dhe Douglas Costa i Juventusit janë emrat që janë përmendur në mediet angleze, si opsione për transferime nga Manchester United.