Ole Gunnar Solskjaer këmbëngul se akoma nuk dihet nëse United do të bëjë ndryshime të mëdha në afatin kalimtar të janarit por vetëm do ta transferojnë ndonjë lojtar të ri.
Kur u pyet për planet e Man United për afatin kalimtar të verës, Ole Gunnar Solskjaer: “Unë ende mendoj se ne po vazhdojmë me planin e njëjtë, jemi në përgatitje e sipër për transferimet”, tha menaxheri i Man Utd.
“Por, sigurisht, pandemia ka ndryshuar tregun dhe ka ndryshuar botën dhe kjo mund të ndikojë në atë që kemi menduar të bëjmë”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.
United nuk kanë bërë ndonjë nënshkrim të ri në afatin kalimtar të janarit, pasi janë përqëndruar në shitjen e lojtarëve.
Djajtë e Kuq thuhet se janë të interesuar të nënshkruajnë Jadon Sancho në verë si dhe të përforcojnë mbrojtjen e tyre, kështu që mbetet të shihet se kë do të kërkojë Ole pas përfundimit të sezonit.