Instituti Demokratike i Kosovës (KDI) ka prezantuar rezultatet e sondazhit të pestë me radhë lidhur me pritshmërinë e qytetarëve rreth fazës përmbyllëse të dialogut Kosovë-Serbi, me titull: “Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, këndvështrimi i qytetarëve”.
Jeta Krasniqi, nga KDI tha se qytetarët 49% e qytetarëve kanë kërkuar që dialogu Kosovë Serbi mos të vazhdojë pa përkrahjen e ShBA-së, raporton Ekonomia Online.
Në pyetjen se A prisni që Serbia të njohë Kosovën me përfundimin e dialogut?, 31% janë shprehur se po, 48% jo kurse 21% nuk e dinë se a do të njohë Serbia Kosovën apo jo.
Në bazë të ndarjes etnike, ku 31 % janë shprehur që Serbia do njohë Kosovën pas përfundimit të dialogut, komuniteti shqiptar është deklaruar 33% se po, ndërsa komuniteti serb vetëm 1% kanë menduar se Serbia do njohë Kosovën pas dialogut”.
Krasniqi ka theksuar se bazuar në këtë sondazh, mbi gjysma apo 51% e qytetarëve të anketuar nuk presin që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet gjatë vitit 2018.
Egzon Osmanaj nga KDI, tha se 67% e qytetarëve, mendojnë se marrëveshjet e reja me Serbinë duhet të diskutohen në Kuvend para nënshkrimit të tyre në Bruksel.
Sipas tij, 50% e qytetarëve që mendojnë se dialogu i Brukselit nuk ka arritur të përmirësoj marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Pyetjet të cilat i ka përfshirë ky sondazh janë:
Qytetarët të anketuar 49% mendojnë se dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të vazhdojë nëse nuk do të ketë përzije direkte të SHBA-së në këtë proces, 30% e qytetarëve janë shprehur pro vazhdimit të dialogut me Serbinë edhe nëse nuk do të ketë përfshirje direkte të ShBA-së, dhe 21% janë shprehur se nuk e dinë nëse duhet të vazhdojë apo jo dialogu pa përfshirjen e ShBA-së.
Në baza etnike, nëse duhet ShBA të përfshihet 51% nga komuniteti shqiptar kanë deklaruar se dialogu të vazhdojë pa përfshirjen e ShBA në dialogun Kosovë Serbi, komuniteti serb 45%. Ndërsa që jo mos të vazhdojë pa përkrahjen e ShBA komuniteti shqiptar 51%, ndërsa komuniteti serb 17%.
22% janë deklaruar se do të përfundojë, 51% jo dhe 27% janë deklaruar se nuk e din a do të përmbyllet dialogu gjatë këtij viti.
31% janë shprehur se po, 48% jo, dhe 21% nuk e dinë se a do të njohë Serbia Kosovën apo jo. Në bazë të ndarjes etnike, ku 31 % janë shprehur që Serbia do njohë Kosovën pas përfundimit të dialogut, komuniteti shqiptar është deklaruar 33% se po, ndërsa komuniteti serb vetëm 1% kanë menduar se Serbia do njohë Kosovën pas dialogut.
Ndërsa në 48% që kanë thënë se JO Serbia nuk di njohë Kosovën ps dialogut, komuniteti shqiptar 47% nuk do ketë njohje pas përfundimit të dialogut, komuniteti serb 68% mendojnë që Serbia nuk do njohë Kosovën pas përfundimit të dialogut.
67% janë përgjigjur se PO , 14% JO, dhe 19% nuk e di. Në 67 % se a duhet të diskutohen marrëveshjet me Serbinë në Kuvend është thënë po 67%, komuniteti shqiptar 71% kanë deklaruar se duet të diskutohen në Kuvend, ndërsa komuniteti serb 20% është shprehur se duhet të diskutohen.
Qytetarët u përgjigjën 27% PO, 50% JO, dhe 23% NUK E DI. Në 27% ku qytetarët kanë menduar se dialogu i Brukselit ka arritur të përmirësim marrëdhëniet Kosovë Serbi, komuniteti shqiptar është shprehur se PO me 27%, ndërsa komuniteti serb me 22%.
Në 50% se dialogu i Brukselit nuk ka përmirësua marrëdhëniet Kosovë Serbi, komuniteti shqiptar është shpreh 51% që nuk ka përmirësuar marrëdhëniet, dhe komuniteti serb 31% ka menduar që dialogu i Brukselit nuk ka përmirësuar marrëdhëniet Kosovë Serbi.