Me siguri të gjithëve ju kujtohet kënga “Fluturimi 3470”, kënduar nga Soni Malaj dhe Flori Mumajesi, shumë vjet më parë në festivalin “Kënga Magjike”.
Ata ishin në një lidhje dashurie e cila përfundoi më pas. Pas prishjes së romancës, Soni dhe Flori nuk komunikuan më me njëri-tjetrin.
Këngëtarja u martua dhe bëri fëmijë ndërkohë Flori nuk ndaloi së punuari në muzikë.
Por gjithçka u shërua me kohë…
Soni dhe Flori u ribashkuan por jo për dashurinë. Ata u bënë bashkë për një këngë në festivalin e sivjetmë të “Kënga Magjike”.
Flori u përkujdes për çdo detaj të këngës së Sonit që quhet “Versioni im” – e cila u mirëprit nga publiku shqiptar.
Së fundmi, ekipi i Florit u bë bashkë në një fotografi ku shihet edhe këngëtarja në të cilën dikur producenti shqiptar ishte i dashuruar.