Ylli i Tottenhamit, Son Heung-min ka fituar medaljen e artë me Korenë Jugore në Lojërat e Azisë, duke i shpëtuar kështu shërbimit ushtarak, raporton Goal.
Koreja e Jugut në finale e mposhti Japoninë me rezultat prej 2 me 1 në vazhdime, falë golave të shënuara nga Lee Seung-woo dhe Hwang Hee-chan, për t’u shpallur kampion për herë të parë që nga viti 1986, transmeton Koha.net.
Soni ishte një nga tre lojtarët mbi moshën 23 vjeçare në skuadrën e Koresë, për t’i dhënë shansin që të shmangë shërbimin ushtarak, që ende mbetet obligativ në këtë shtet.
Medalja e bronztë ose argjendtë nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur shërbimin ushtarak, që do t’i mbante ata për të paktën 21 muaj.