Atletico Madridi ka një orar tepër të zorshëm pasi dy herë do të luajë kundër Real Madridit e tri herë kundër Barcelonës brenda një muaji.
Ata e nisin sot në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pasi u shkojnë katalunasve sonte në ndeshjen që nis nga ora 21:30.
Madrilenët pastaj më 1 mars presin Athletic Bilbaon në La Liga, e tre ditë më vonë i shkojnë kampionit evropian Real Madridit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Më 12 mars, klubi i Diego Simeones luan ndeshjen e kthimit ndaj Realit, ndërkaq, katër ditë më vonë pret Barcelonën në “Wanda Metropolitano” në kuadër të La Ligës.
Për ta përmbyllur këtë orar, më 2 prill ata luajnë ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.