Sonte në orën 19:00, para Stacionit Policor Qendër në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, do të bëhet ndezja e qirinjve për policin e rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.
Në nderim të tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar do të ndezin qirinj.
Ky njoftim për publikun është bërë nga Zyra e Kryeministrit