Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se sonte nis në Prishtinë një konferencë rajonale me temën “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale”, e cila do të zgjasë dy ditë.
Konferenca është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë. Hapja zyrtare e saj do të bëhet sonte, në hotelin “Emerald” të Prishtinës, ndërsa temë e saj është “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë.”
Konferenca, sipas njoftimit, do të vazhdojë punimet nesër. Në të pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të lartë të NATO-s, dhe ekspertë rajonal dhe ndërkombëtar.
Në vazhdim Programi i Konferencës:
13 nëntor 2017, 19:00, Hotel Emerald
Hapja e Konferencës do të bëhet nga:
· Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi
· Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem
14 nëntor 2017, 09:00-09:30, Hotel Emerald
Fjalimet hyrëse:
· Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj
· Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli
· Zëvendëskryeministri/ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli
· Ndihmës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem