Banorët e lagjes Gjorçe Petrov do të dalin sot përsëri në protesta në ora 18:00. Protestat ndërmerren për shkak të aksidentit që shkaktoi pasoja tek një fëmijë 10 vjeçarë.
Banorët e revoltuar kanë protestuar mbrëmë, pas ndodhjes së aksidentit, ku kërkojnë nga kryetari i komunës që të përmirësojë sinjalistikën në rrugë.
Mbrëmë në Gjorçe Petrov u aksidentua dhjetëvjeçari duke kaluar rrugën në vizë-bardha, nga një veturë e cila ka dashur t’u shmanget pengesave në rrugë dhe fatkeqësisht ka goditur fëmiun.