Në orën 15:00 bëhet varrimi i 24 vjeçarit që u vetëvra në një poligon të shenjëtarisë, në Obiliq.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, në rrjetet sociale, shkruan EkonomiaOnline.
“Familjar, miq e dashamirë ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit B.B bëhet në ora 15:00 në varrezat e fshatit Sllovi”, thuhet në njoftm.
Të mërkurën, rreth orës 18:00, policia dyshon se B.B ka qëlluar vetën me armë, me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim mjekësor, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.