Sot bëhet varrimi i Florijetës, vajzës e cila u aksidentua në “Rrugën B”

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Florijetë Rugova u aksidentua për vdekje më 22 tetor, në “Rrugën B”, të kryeqytetit.

Plagët që ajo mori, ishin të papërballueshme për të, megjithë intervenimet që i bënë mantelbardhët e QKUK-së.

Rugova do të varrohet sot në ora 14.00, ndërsa në shenjë vetëdijesimi do të ndizen qirinj në orën 19.00, në fshatin Vrellë të Istogut.

Kujtojmë se po nga i njëjti aksident ka vdekur edhe 30 vjeçarja L.A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme