Sot Dita e Infermierisë, Musliu-Shoshi i quan punëtorët si shtylla e shëndetësisë kosovare

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka quajtur infermierët kosovarë si shtyllën e shëndetësisë në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, Musliu-Shoshi ka kërkuar pagë të dinjitetshme e kushte më të mira të punës për infermierët në Kosovë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, falënderim të veçantë të gjithë infermierëve të Kosovës për përpjekjet e tyre të palodhshme në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë”, shkruan Musliu-Shoshi.

“Ata janë shtylla kryesore e përkujdesit shëndetësor. Roli i tyre është i madh, e sidomos gjatë fatkeqësive shëndetësore, siç e kemi tani rastin me pandeminë Covid-19”.

“Sipas statistikave 60% e punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë infermierë. Për këtë arsye ne duhet t’u kushtojmë atyre kujdes për pagë të drejtë e të barabartë, për kushte dhe mbështetje shtetërore”.

“Faleminderit që sakrifikoni edhe ditët e veçanta të juaja që pacientët të jenë të shëruar”, shprehet deputetja Musliu-Shoshi.

Të ngjashme