Ortodoksët dhe kishat e tjera lindore festojnë Krishtlindjen më 7 janar, sipas kalendarit. Edhe në Kosovë, besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet Ortodokse. Pas Pashkëve, Krishtlindja është festa më e rëndësishme për të krishterët.
Sipas ligjit për festa zyrtare në Kosovë, sot, 7 janar, është Ditë Pushimi.
Udhëheqësit fetar kanë uruar për shëndet, lumturi dhe begati në ngrohtësinë e familjeve të besimit ortodoks, duke shprehur shpresën se kjo ditë feste do të shërbejë për të shtuar besimin dhe respektin e ndërsjellë, për t’u gëzuar të arriturave të përbashkëta dhe për të punuar për një jetë më të mirë dhe më të begatë.