Kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi, sot feston ditëlindjen.
Ai mbush plot 42 vjet jetë.
Ndonëse është zhdukur prej kohësh nga bota e muzikës, këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen akoma.
Edhe pse këngëtari shqiptar i ka fshirë të gjitha projektet muzikore nga kanali i tij zyrtar, disa prej tyre figurojnë akoma në kanale të ndryshme.
Shumë adhurues të artit dhe përkrahës të tij, kanë kërkuar me ngulm rikthimin e Florit në skenë, pasi ai cilësohet si njëri prej zërave më të mirë të muzikës shqiptare.