Sot nis fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore
Kjo fushatë ë do të zgjasë deri më 17 maj.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka angazhuar 670 komisionarë që do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotimepër zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri që do të mbahen më 19 maj.
Të drejtë vote në Mitrovicën Veriore kanë 22.242 persona, në Leposaviq 18.390, në Zveçan 9.276 dhe në Zubin Potok 8.612.