Në Sallën “1 Tetori”, në Prishtinë do të bëhet vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeçare, raporton Ekonomia Online.
Isa Qoqaj, 83 vjeçar, pas vaksinimit u bëri apel bashkëmoshatarëve që të marrin vaksinë.
“Po e mora vaksinën, nuk kam dhimbje diçka dhe sëmundje tjera shoqëruese”.
Rexhep Hoti, 88 vjeçar, tha se ka probleme shëndetësore, prandaj edhe ka ardhur te vaksinohet.
“Po e morra vaksinën, kam pak problem me tension po vet erdha e mora”.
Javën e kaluar ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër virusit Covid-19.
Vaksinimi do të bëhet edhe në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Gjilan dhe Prizren.
Deri të martën mbrëma janë vaksinuar 3 181 persona.
Orari i vaksinimit: