Sot fjala përfundimtare në gjykimin për sulmin në Kuvend

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 09:22 | Nga

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami, mbrojtësit dhe të akuzuarit për sulmin në Kuvendin e Kosovës, sot do të thonë fjalët e tyre përfundimtare.

Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti, do të dalin sot gjatë ditës për herë të parafundit para trupit gjykues ku do të kenë mundësinë të kundërshtojnë akuzat që rëndojnë mbi ta.

Procesi gjyqësor i filluar me aktakuzën e ngritur dhjetorin e vitit të kaluar lidhur me sulmin me antitank  ndaj Kuvendit të Kosovës në korrik të vitit të kaluar është njëri nga proceset më të përfolura gjyqësore në vend.

Prokuroria i akuzon aktivistët dhe deputetin  e Lëvizjes Vetëvendosje se duke synuar që të pengojnë kalimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, sulmuan me antitank objektin më të rëndësishëm të vendit.

Të akuzuarit kategorikisht kanë mohuar akuzat duke i cilësuar montime akuzat ndaj tyre.

Pjesë e këtij procesi ishte edhe tani u ndjeri Astrir Dehari, i cili vdiq në rrethana ende të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. (kallxo.com)

Të ngjashme