Sot hapen negociatat, Rama: Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Europës së bashkuar

Prishtinë | 19 Kor 2022 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë që shënon nisjen e bisedimeve zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian për hapjen e negociatave zyrtarisht.

Një reagim para kësaj dite të madhe ka bërë kryeministri Edi Rama.

Rama: Mirëmëngjes  me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE kurse sot procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Zhbllokimi i nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim edhe me Shqipërinë, erdhi pasi parlamentit maqedonas vendosi të votojë propozimin francez. Pas këtij hapi të rëndqsishëm më në fund nuk ka pengesa dhe për Shqipërinë.

Të ngjashme