Të premten prej orës 12:00 tërhiqet shorti për kampionatin e ri të Kosovës në hendboll. Shorti tërhiqet për Superligën e meshkujve dhe poashtu për Superligën e femrave për edicionin 2018\19.
Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditë më parë ka vendosur që kampionati i ri në Superligën e meshkujve dhe femrave të nis më 15\16 shtator. Skuadrat tashmë janë në vlugun e përgatitjeve për kampionatin e ri. Shpresohet që do të jetë një kampionat cilësor dhe me rivalitet të madh.
Shorti hedhet në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Gjithashtu mund ta ndiqni ne faqen zyrtare të Federatës në Facebook.