“Sot ka nisur një valë sanksionesh”, Rama: Mjaft kemi vuajtur nga nacional-folkloristët

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nga ajo që po ndodh në veri të Kosovës, rrezikohet e gjithë puna që është bërë për vite në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë e ardhmja e rajonit.

Ai ka kritikuar Kurtin dhe Vuçiqin, duke thënë se ky rajon s’është i asnjërit prej tyre, dhe se Ballkani Perëndimor ka vuajtur mjaft nga nacionalistët dhe nacional-folkloritstët, raporton EkonomiaOnline.

Rama ka thënë se duhet të evitohet përkeqësimi i pozicionit të Kosovës dhe skenari i izolimit të Serbisë, meqë asnjëra s’janë në interes të Shqipërisë.

 “Ky rajon s’është as i Albinit dhe as i Aleksandrit. Ky rajon ka vuajtur boll nga nacionalistët, nacional folkloristët dhe nga përplasjet e vazhdueshme të cilat mund edhe të kenë pasur justifikime në kohëra tjera, por s’i kanë më sot, kur jemi në një Evropë që kërkon të mbështes paqen.

Të ngjashme