Sot luhen dy ndeshje të xhiros së 18-të, përkatësisht të fundit të stinorit vjeshtor, në Superligën e Kosovës në basketboll.
Nga ora 17:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, takohen dy skuadrat e fundit në tabelë, Trepça e Lipjani, shkruan Koha Ditore. Trepça është e parafundit (8) me 18 pikë, kurse Lipjani është i fundit me 15 pikë. Lipjani i ka humbur të gjitha 15 ndeshjet e luajtura deri më tash.
Ndërkohë prej orës 19:00 është derbi i xhiros ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Kjo ndeshje luhet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Ylli është në vend të katërt me 25 pikë, derisa Prishtina prin me 27 pikë. Të shtunën janë ndeshjet Bashkimi – Feronikeli (17:00) dhe Rahoveci – Peja (19:00).