Sot luhet java e fundit në La Liga

Prishtinë | 04 Qer 2023 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Sot do të zhvillohet java e fundit e edicionit 2022/23 në La Liga.

Pesë ndeshje luhen nga ora 18:30 kurse pesë të tjera nga ora 21:00.

Barcelona është shpallur kampion në La Liga, teksa bashkë me Real Madridin, Atletico Madridin dhe Real Sociedadin do të garojnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Këtyre katër ekipeve do t’u bashkohet edhe Sevilla, që fitoi finalen e Ligës së Evropës ndaj Romës.

Villarreal dhe Betis janë dy ekipet që garojnë në Ligën e Evropës, kurse vendi që dërgon në Ligën e Konferencës është ende i hapur.

Kurse, Elche dhe Espanyol janë dy ekipet që kanë rënë nga liga dhe mbetet të shihet se cili do të jetë ekipi i tretë që do t’u bashkohet.

Të ngjashme