Sot, marsh për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor

Prishtinë | 20 Nën 2016 | 09:30 | Nga

Sot do të mbahet konferenca ndërkombëtare kushtuar Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor, me përfaqësues të lartë të institucioneve dhe organizatave vendore, regjionale dhe evropiane të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare kushtuar Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor së bashku me qytetarë do të marshojnë në Sheshin kryesor të qytetit të Prishtinës.

Marshi do të mbahet në sheshin kryesor të qytetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 17:00.

Të ngjashme